Integrimi
Ende të interesuar për çështjen Ademaj
Ai gjithnjë është duke u përkujdesur për probleme pa fund: Fillimisht “kosovari i mbeturinave” i mërziste fqinjtë e tij duke i grumbulluar mbeturinat para shtëpisë. Tani merret vesh edhe diçka më tepër: vajza e tij është duke vijuar një shkollë jo të zakonshme. Në ndërkohë, Murtez Ademaj (55-vjeçar) është duke qëndruar në Klinikën psikiatrike në Münsterlinfen.
Qëndrimi i tij atje kushton 420 franga zvicerane në ditë, ndrësa ka edhe pamje nga Liqeni Bodensee. Por nuk janë vetëm këto shpenzime: Sipas “Radio Top”, vajza e “terroristit të mbeturianve” është duke vijuar një shkollë të shtrenjtë private ekonomike dhe gjuhësore në Winterthur. Është llogaritur se shpenzimet do të arrijnë shifrën prej 42.000 frangave zvicerane. “Vajza e Murtez Ademaj është në rrugë të mbarë për të përfunduar shkollimin”, i ka deklaruar drejtori i shkollës Jürg Schürmann, radios në fjalë.
Paraprakisht, djali i Ademajt e kishte vijuar po të njëjtën shkollë. Por, prej nga i ka të hollat 55-vjeçari, aprashtron pyetjen e përditshmja “Blick”? Edhe Schürmann nuk di të përgjigjet. “Kjo ne nuk na intereson. Por, ajo që ai të hollat i ka investuar në shkollimin e vajzës së tij, mendoj se është një gjë shumë e mirë. Më vonë, ajo nuk do të jetë barrë e shtetit”, shpjegon Schürmann.
Pasi Ademaj ishte përkujdesur për reagime të shumta me grumbullimin e mbeturinave në kopshtin e tij, ai të shtunën u lajmërua nga Klinika psikiatrike, ndërsa për “Blick” kishte deklaruar se familja e tij pesë antëraëshe, Kantonit Thurgau i kushtonte shtrenjtë. “Për çdo ditë që familja Ademaj nga Bürglen-i të qëndrojë pa kulm mbi kokë, ne do t’ua dërgojmë autoriteteve të Thurgau-t një pek prej 5.000 frangash. Dhe llogaria dita-ditës do të shtrenjtohet”.
Në muajin shtator të vitit të kaluar, pensionisti kosovar krijoi famë pasi në kopshtin e tij i grumbulloi mbeturinat dhe më pas nuk kishte paguar çiranë. Të mërkurën e kaluar, ai u dëbua me dhunë nga banesa, ndërsa Murtez Ademaj ishte dërguar në Klinkën psikiatrike, përfundon “Blick”.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












