Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe 5 persona shërohen nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Ashtu siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, gjatë ditës së sotme janë shëruar plotësisht edhe 5 persona nga koronavirusi, kështu numri total i të shëruave shkon në 35.
Pacientët janë lëshuar nga Klinika Infektive pasi kanë rezultuar negativ në dy testet e virusit korona. Me rastet e fundit numri i të shëruare nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 35.
Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar edhe katër pacient me Covid-19 ndërsa për momentin në këtë Klinikë janë shtruar gjithsej 66 persona, prej të cilëve 7 raste janë nën ventilim mekanik.
Në vendin tonë ka gjithsej 617 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 553 raste janë ende aktive. Duke përfshirë edhe pacientin që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme rrugës drejt spitalit “8 Shtatori”, numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 29, thuhet në komunikatë, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












