Kosova
Kosovë: Kthehet në vendin ku u dhunua 20 vjet më parë
Gruaja e parë që ka folur publikisht për dhunimin e saj nga forcat serbe gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Godman, është kthyer në vendin ku ndodhi dhunimi, me porosinë e qartë që të gjitha gratë e dhunuara në Kosovë të dalin e të flasin në mënyrë që të dënohen ata që kryen krime.
“Ky krim nuk do të fshehet më, se 20 vjet u bën boll, krimet ndodhën edhe para familjes, para burrit e fëmijëve, ne po ua mbulojmë serbëve duke e mbajtur në vete, i lus familjarëve të flasin lirshëm, ata që janë të dhunuar të kenë mbrojtje të familjes e institucioneve e të kërkojmë drejtësi, na duhet, sepse shpirtit nuk do të rehatohet deri sa ta kemi drejtësinë”, deklaroi ajo.
Në përkrahje të grave të dhunuara u mblodhën disa qytetarë, të cilët kërkuan drejtësi.
Drejtoresha ekzekutive në QKRMT, Feride Rushiti, e cilësoi Krasniqin si një ambasadore të guximshme.
Rushiti pohoi se Kosova nuk ka ditë të veçantë ku shënohet krimi më i heshtur, ai i dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











