Maqedonia
Dy turq udhëtojnë në Ballkan të gjejnë vetën
Dy të rinj nga Turqia, të cilët këndojnë muzikë etnike në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, thonë se janë në ndjekje të njohurive në një rrugë në të cilën janë nisur për t’i arritur idealet e tyre.
Burak Yıldız, 26-vjeçar dhe Mehmet Gür 21, kanë vendosur një “tezgë” në gurët e çarshisë historike të Shkupit, ku në njërën anë performojnë muzikë, e në anën tjetër siç thanë përpiqen “të gjejnë veten” në këtë rrugë.
Dy shokët, të cilët rrugëtimet e tyre i kanë bërë zakonisht me autostop, pasi kanë shëtitur gjerësisht Turqinë, kanë vendosur të bëjnë një “mini-turne ballkanik” me ftesë të miqve të tyre në Maqedoni.
Ata fillimisht kanë vizituar Shqipërinë dhe më pas kanë ardhur në Maqedoni. Dy të rinjtë, nevojat e tyre ditore i mbulojnë duke performuar pjesë muzikore dhe duke shitur gjësende të bëra në mënyrë artizanale. Yıldız thotë se nuk kanë asnjë “telash” në rrugëtimin e tyre dhe se përpiqen që ta kontrollojë kohën.
Nëntë vjet më parë, Yıldız ëshë regjistruar në universitet për të studiuar gazetarinë, por më pas ka vendosur të mos jetë gazetar, por, siç thotë ai, të gjejë veten dhe të ndjekë muzikën dhe tingujt. Ai nuk ka marrë asnjë shkollë të muzikës, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë që udhëton jashtë vendit.
“Herën e parë shkova në Arabinë Saudite, ndërsa tani gjendemi në Ballkan. Fillimisht shkuam në Shqipëri, kurse tani erdha në Maqedoni. Është shumë bukur. Pyes veten se pse nuk kam ardhur më herët në Ballkan, se pse ‘kjo hartë ishte e errët’. Do të vij edhe një herë këtu, sepse është vend shumë i bukur”, thotë Yıldız. Yıldız nga Turqia ka udhëtuar drejtpërdrejt me avion në Tiranë, pasi, siç tha, është dashur të pajiset me vizë nga Greqia dhe Bullgaria për të udhëtuar përmes rrugëve tokësore.
I riu nga Turqia e cilëson si shpresëdhënës për unitetin praninë e dyqaneve me pronarë shqiptarë, turq dhe maqedonas në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Duke folur për llojin e muzikës që luan, Yıldız thotë se më së shumti merren me muzikë etnike dhe se në çdo vend që vizitojnë përpiqen të mësojnë pjesë të ndryshme muzikore në gjuhë të ndryshme.
Nga ana tjetër, Mehmet Gür, thotë se shokët e tij me të cilët ka bërë udhëtime i ka njohur gjatë studimeve në degën e Historisë së Arteve në Izmir, me ç’rast ka vendosur të nisë aventurën e udhëtimeve.
E-Diaspora
-
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe partnerët shqiptarë organizojnë një event historik me Prof. Dr. Oliver Jens... -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












