Integrimi
Dy shqiptarozviceranë inkurajojnë të huajt të marrin pasaportën zvicerane
Aktivitetin e kanë udhëhequr Kosovare Rrustemi dhe Suthakaran Ganapathipillai. Ndërsa i ftuar ka qenë Florim Kadriu, aktivist i njohur i SP-së dhe i Sindikatës Unia
SP (Partia Socialdemokrate) në Derendingen së bashku me seksionin për Migracion të SP-së ë Kantonit Solothurn kishte ftuar rreth 100 të rinj me prejardhje të huaj, pa pasaportë zvicerane për një takim të karakterit informativ lidhur me mundësitë për të fituar shtetësinë zvicerane.
Përgjegjësinë për këtë aktivitet dhe pastaj drejtimin e tij e kanë marrë Kosovare Rrustemi dhe Suthakaran Ganapathipillai, shkruan solothurnerzeitung.ch. Ndërsa si i ftuar, ka folur për këtë problematikë Florim Kadriu, aktivist i njohur i SP-së dhe i Sindikatës Unia.
“Nga 1 janari 2018 si kusht për inicimin e procedurës së natyralizimit (kërkimin e pasaportës zvicerane) do të jetë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit, Vizës C. Kjo do të bëjë që studentët dhe personat tjerë të cilët pas ardhjes në Zvicër nuk kanë të ardhura të mjaftueshme sa për ta fituar vizën C, mbeten të diskriminuar”, ka thënë Ganapathipillai, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai i inkurajoi migrantët që kanë plotësuar kushtet (sipas ligjit që ende është në fuqi) për të nisur procedurën e natyralizimit qysh gjatë këtij viti.
Ndërsa Kosovare Rrustemi ka bërë sqarimin e përmbajtjes së iniciativës për natyralizim të lehtësuar të gjeneratës së tretë, që u miratua pak muaj më parë nga populli zviceran. “Me këtë procedurë, barrierat për natyralizim të brezit të tretë do të bëhen dukshëm më të vogla”, përcjell albinfo.ch fjalët e politikanes së re shqiptarozvicerane. “Kështu, hiqet testi i gjermanishtes, shkurtohet dhe kushton më lirë procedura dhe, çka është më e rëndësishmja është se gjithçka do të përpunohet nga federata, duke mundësuar kështu një vlerësim unik për të gjithë njësoj”.
Në përmbyllje, ishte konstatim i përgjithshëm i pjesëmarrësve se natyralizimi sjell përparësi për migrantët. Kjo për faktin se vetëm personat me pasaportë zvicerane kanë mundësi të marrin pjesë në proceset politike dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes, thuhet në një komunikatë të SP Derendingen, shkruan solothurnerzeitung.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












