Kosova
Dy parti politike shqiptare dhe një serbe aplikojnë për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbyllur afatin e aplikimit për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen më 19 maj.
Në afatin e paraparë kanë aplikuar tri subjekte politike, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se “të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim”, e cila më pas pritet t’i paraqesë KQZ-së rekomandimet përkatëse për secilën nga këto parti.
Në zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan patën paralajmëruar pjesëmarrjen dy parti, serbe dhe shqiptare, shkruan mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ky subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që, siç ka thënë ai, shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës, vijnë pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm të këtyre komunave, të gjithë përfaqësues të Listës Serbe, më 26 nëntor të vitit 2018, si shenjë proteste ndaj vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë nga Qeveria e Kosovës.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











