Kosova

Dy mërgimtarë shpërblehen për kontributin e tyre në Viti

Mërgimtarët Sabri Pajaziti dhe Remzi Ibrahimi, janë falënderuar për kontributin e tyre të dhënë në fushën e Arsimit në Komunën e Vitisë.

Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, ka pritur sot në takim mërgimtarët Sabri Pajaziti dhe Remzi Ibrahimi.

Të dy mërgimtarët janë nga fshati Zhiti e Komunës së Vitisë dhe të dy kanë kontribuar me mjete financiare për shkollën e mesme të ulët „ Safet Rexhepi“ në Zhiti.

Në lidhje me veprimet e mërgimtarëve Drejtoresha Emini dhe drejtori i kësaj shkolle i kanë ndarë atyre nga një falënderim.

„Me lejoni që sot të ju falënderoj për kontributin që keni dhënë për shkollën e fshatit Zhiti. Edhe pse ju jeni në mërgim asnjëherë nuk harroni bashkëvendësit tuaj. Përveç meje që sot ju jam mirënjohës ta dini se edhe më mirënjohës ju janë fëmijët të cilët ndjekin mësimin në këtë shkollë“, ka thënë Drejtoresha Emini.