Lajme
“Dy Gisht Mjaltë 2” me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, shfaqet premiera në Zvicër
Filmi “Dy gisht mjaltë 2”, i cili edhe zyrtarisht që nga 14 marsi ka filluar të shfaqet nëpër kimenatë e Zvicrës, ka zgjuar interesim të madh te publiku i këtushëm shqiptar
Kinemaja Pathe në Spreitenbach mbrëmë, të enjten, ishte në qendër të vëmendjes së skenës së artit shqiptar me premierën e filmit të shumëpritur “Dy Gisht Mjaltë 2”.
Dy yjet e ekranit dhe skenës shqiptare: Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të pranishëm dhe kanë shkëlqyer në premierën e filmit, në Zvicër.
Komedia “2 Gisht mjaltë 2”, pas një suksesi të arritur në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe në disa vende të Evropës po vjen edhe në Zvicër.
I shfaqur në dy salla të kinemasë në fjalë, filmi ka entuziazmuar publikun. Kësaj i ka paraprirë prezantimi në skenë i autorëve dhe aktorëve të filmit, me disa batuta dhe fakte që lidhen me filmin, i cili në pjesën më të madhe është xhiruar në alpet zvicerane, në Arosa.
Speciale para publikut është paraqitur edhe aktorja më e vogël e filmit, e cila po ashtu është nga Zvicra.
Ermal Mamaqi, aktori dhe producenti i njohur, shprehu entuziazmin e tij për suksesin e filmit edhe në Zvicër në intervistën ekskluzive për albinfo.ch.
“Besoj shumë që ky të jetë një tjetër sukses i filmit shqiptar”, tha Mamaqi.
I pyetur nëse shikuesit mund të presin “Dy Gisht Mjaltë 3”, Ermal Mamaqi zbulon me ironi : “Jo, ‘Dy Gisht Mjaltë 3’ nuk do të ketë, por do të ketë ‘Tre Gisht Mjaltë 2′”.
Ndërkohë, Elvana Gjata, këngëtarja dhe aktorja që luan rolin kryesor, ka shprehur po ashtu kënaqësinë për shfaqjen premierë të filmit në Zvicër, duke theksuar mikpritjen e madhe që i është bërë këtu.
Filmi flet për një çift të sapomartuar shqiptar që nisen për muaj mjalti këtë herë në Turqi, por nuk arrijnë kurrë në destinacion, duke përfunduar në Zvicër.
Kjo histori vjen me nota humori në këtë komedi romantike që e sjell sërish në rolin e aktores këngëtaren e njohur Elvana Gjata.
Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.
Personalitetet e tyre të çuditshme bëjnë që keqkuptimet dhe mrekullitë në këtë aventurë të ndodhin njëra pas tjetrës.
Notat komike dhe mesazhet që secili personazh përcjell, do të shoqërojnë gjithë filmin dhe do ta mbajnë çdo shikues nën emocione para ekranit.

Yjet e filmit Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata do të paraqiten në tapetin e kuq edhe në 3 premierat tjera të filmit, në 3 kinema zvicerane:
✅ 15 mars – Dietlikon, Pathé (20:00)
✅ 17 mars – Cinema Riffraff, Zürich (13:00)
✅ 17 mars – Basel (15:00)
Biletat tashmë janë në shitje në: Zvicër – 2 Gisht Mjalte 2










E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









