Futboll
Duka komenton shortin dhe përballjet ndaj Serbisë
“Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtet sensitive”, u shpreh Duka

Shqipëria ka mësuar në Cyrih kundërshtarët që do të ketë në Kualifikueset e Botërorit 2026, aty ku do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka komentuar këtë short si tepër të vështirë. Ai thotë se goglat nuk u treguan aspak dashamirëse me kuqezinjtë, por që skuadra do të luftojë deri në fund, transmeton albinfo.ch.
“Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Evropianit dhe Ligës së Kombeve”, deklaroi Duka, duke shtuar: “Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë”, u shpreh presidenti Duka për FSHF.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti