Kosova
Kryeministri Haradinaj: “Kosovën ta bëjmë si Gjermania”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk dëshiron që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Gjermani e Austri për një jetë më të mirë, por që Kosovën ta bëjnë si këto dy vende.
Haradinaj mori pjesë në shënimin e 14-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola” në Prizren, ku tha se Kosova është Evropë, veçse i mungon lëvizja e lirë, e cila do të bëhet.
Kryeministri i vendit, gjatë fjalimit të tij në shënimin e 14-vjetorit të gjimnazit “Loyola”, tha se nxënësit aty e kalojnë 100% testin e maturës, e kjo tregon sa të mirë janë ata.
Sipas tij, nxënësit e këtij gjimnazi janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë, por edhe ajo do të vijë, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë e lëvizjes lirshëm janë mundësi për të parë se çka ndodh në vendin tonë, e çka ndodh në vendet e tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi ta zhvillojë Kosovën. Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë të shkojnë atje”, tha ai.
Ndërsa Arfons Stendrup, anëtar i bordit të ALG, tha se do të vazhdojnë t’u ofrojnë nxënësve një shkollim të mirë.
E-Diaspora
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm 31 vjeçari shqiptar Sabajet Shuti, pjesëtar i grupit “Hellbanianz” është dënuar me burgim të përjetshëm në...
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor