Gjuha
Duhet njohur shkollën shqipe në vend të islamit zyrtar zviceran*
Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni veprojnë të tri lëvizje fetare islamike, e Erdoganit, e Fetullah Gylenit dhe Arabisë Saudit. Një lëvizje e tillë fetare në heshtje por e përkushtuar është duke vepruar edhe në komunitetin shqiptar në Zvicër. Një diasporë shqiptare e re , e varfër, e pa integruar tërësisht në shoqërinë pritëse dhe e paorganizuar si do të duhej, këto ditë u mësua se janë të regjistruar 92 bashkësi fetare islame në Zvicër.
Hulumtime të thella lidhur me besimin islam te shqiptarët në Zvicër nuk ka. P.sh. nuk dihet ç’ka e rrit nevojën e islamikëve për të vepruar në diasporën shqiptare? çfarë do të jetë projekti tyre cili do të jetë qëllimi anti-evropian apo si do të jetë aktiviteti i tyre? dhe kush e financon veprimtarinë e tyre?
Në këto kushte nuk dihet kush jep mësim fetar? çfarë edukate mund të japin këta persona rinisë shqiptare? çfarë e frymëzon rininë shqiptare të ndajë kohën mes internetit dhe besimit islam? Këta ushtrues a kanë leje pune për ushtrimin e kësaj veprimtarie në Zvicër apo i shfrytëzojnë heqjen vizave nga Maqedonia dhe Kosova Lindore – Presheva etj.?
Megjithatë te këta ushtrues dallohen dy qëllime: një grup deklarohet se ushtron fenë tek fëmijët shqiptarë ndërsa grupi tjetër pohon se ua mëson gjuhën shqipe fëmijëve, është më tepër se cinke pa qenë mësues i gjuhës shqipe të ushtrohet kjo detyrë.
Njohja ” e islamit zyrtar zviceran” nëse lejohet një gjë e tillë padyshim do të ketë pasoja edhe për Zvicrën, sepse kështu edhe zyrtarisht do ta mundësojnë importimin e krimit dhe fundamentalizmit islamik në emër të “zyrtarizimit”, por për shqiptarët, ndoshta edhe më shumë, sepse pamundësia për të u integruar në shoqërinë pritëse do të shtonte pesimizmin, përgjithësisht duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së brezit të ri shqiptar dhe largësia për të realizuar një organizim gjithë kombëtar e jo fetar!
Është më rëndësi që shteti Zviceran të merrej me mbështetjen institucionale të shkollave me mësim plotësues të gjuhës amtare, sepse përmes arsimit shkencor do të u mbyllet rruga elementeve tjera negative fetare. Neni kushtetues i veçantë nëse kërkohet për bashkësitë fetare do të ishte më me vlerë të bëhej për mësimin e gjuhës amtare të nxënësve dhe të kulturës së atdheut.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









