Fun
Dua Lipa grumbullon 15 mijë euro për rininë kosovare
Fondacioni i formuar nga Dua Lipa ka për qëllim që të ndihmojë të rinjtë e Kosovës në disa aspekte, në veçanti në art dhe kulturë
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka grumbulluar 15 mijë euro për fondacionin e saj “Sunny Hill Foundation” i dedikuar për rininë kosovare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Londër të Anglisë, shkruan albinfo.ch.
“Koncerti i fundit për këtë vit. Faleminderit stubru (Studio Brussel) dhe #MusicForLife, me koncertin e sotëm grumbulluam 15 mijë euro për ‘Sunny Hill Foundation’, i cili ndihmon të rinjtë e Kosovës në të gjitha artet kreative. Më 2017 nuk më pritet të ju tregoj se çfarë kemi punuar”, ka shkruar Dua Lipa në “Instgaram”.
Fondacioni i formuar nga Dua Lipa ka për qëllim që të ndihmojë të rinjtë e Kosovës në disa aspekte, në veçanti në art dhe kulturë.
Ajo gjatë verës ka mbajtur koncert në Prishtinë, derisa gjithmonë ka theksuar në intervistat e ndryshme se është krenare që është shqiptare.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











