Lajme
Drenasi mirëpret bashkatdhetarët në festivalin “Muaji i Mërgatës”

Sezona e verës në vendlindje i sjell edhe shumicën e bashkatdhetarëve tanë.
Muaji korrik dhe gusht janë zakonisht pika e bashkimit të familjarëve në Kosovë me ata që jetojnë jashtë vendit.
E për këtë arsye, shumë komuna të Kosovës kanë organizuar ngjarje të ndryshme për të mirëpritur ardhjen e bashkatdhetarëve. Ngjashëm ka vepruar edhe Komuna e Drenasit, vetëm se me një program mjaft të gjatë e të përmbushur, për plot një muaj.
Nga data 20 korrik e deri më 20 gusht, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas do të mbahet festivali “Muaji i Mërgatës”.
Artistë të mirënjohur, vendorë e të huaj, do të jenë prezentë në net të paharrueshme e spektakulare të përgatitura për qytetarët e Drenasit e gjithë Kosovës, e posaçërisht për bashkatdhetarët.
Lidhur me këtë festival, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar edhe Komuna e Drenasit, ku ka publikuar një fotografi nga takimi i kryetarit të Drenasit, z.Ramiz Lladrovci dhe Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Laureta Thaçi, me themeluesin dhe drejtorin e festivalit, artistin Robert Nuha.
Ndryshe, kjo është hera e katërt që Muaji i Mërgatës organizohet nga artisti Robert Nuha, nën patonatin e kryetarit të Komunës së Drenasit.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor