Shkurt.ch
Double-K: Fatkeqësisht, më parë, mediat kurrë nuk kanë shkruar asnjë rresht për ne

Edhe të premten, dy ditë para referendumit të rëndësishëm mbi iniciativën për dëbim të kriminelëve të huaj, e përditshmja 24Heures i kushtoi një faqe të tërë çështjes së grupit rap “Double-K”, të cilin e kemi mbuluar edhe ne. Tashmë ky grup është bërë objekti i polemikave mediale me klipin e tij të dalluar me pamje gjestesh vrasjeje, me gishta ofendues dhe me një fëmijë që mbante armë automatike në dorë.
Ditorja “24 Heures” e ka takuar sërish këtë grup. Double-K shpjegon për këtë të përditshme se merret kryesisht me daljet gjatë natës, diskotekat dhe femrat. Ata tregojnë së mbajnë koncerte thuaja për çdo muaj në vise të ndryshme të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë dhe se video klipi i tyre difuzohet në kanalet shqiptare të cilat transmetohen në Zvicër përmes satelitit.
Grupi në fjalë vazhdon të dëshmojë se nuk kishte për qëllim të provokojë reagime ksenofobe të zviceranëve , dhe thekson se “më herët, mediat kurrë nuk kanë shkruar asnjë rresht për ne, kurse tani…”
Shkrimi shpjegon se flamujt shqiptarë dhe boshnjakë, armët e zjarrit, gjestet vulgare, simulimet me therje, përbejnë një pako me imazhe që krijojnë përshtypjen që kemi te bëjmë me një atmosferë të periferive franceze e jo të komunave siç janë Aigle dhe Bex, të banuara me një numër të madh shqiptarësh. Ky video klip, thekson gazetari, provokoi një shpërthim reagimesh ksenofobe dhe fyese në You tube.
Protagonistët e “Double-K” pranojnë se kanë gabuar dhe se do t`i korigjojnë pamjet në fjalë. Ata shtonjë se në video klipin e tyre nuk ka pasur vetëm flamuj shqiptarë por edhe të shumë vendeve të tjera.
Sikurse përfaqësuesit zyrtarë zviceranë ashtu edhe ata të shoqatës shqiptare në Aigle, dënojnë pamje të tilla, të cilat, sipas të dy palëve, nuk reflektojnë realitetin lokal në fjalë.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026