Dosjet e Wikileaks-it mbërrijnë në Zvicër
Dokumentet hedhin dritë mbi marrëdhëniet mes Zvicrës dhe SHBA-së, mbi vlerësimet e politikës zvicerane për diplomatët amerikanë...
Të përditshmet zvicerane „Le Temps” dhe “Neue Zürcher Zeitung “(NZZ), pretendojnë se posedojnë dokumente sekrete të Wikileaks-it, që kanë të bëjnë me Zvicrën. Drejtues të këtyre gazetave thanë të shtunen, se tashmë kanë marë në dorëzim nga portali i Julian Assanges, 5814 dosje sekrete nga SHBA në lidhje me Zvicrën.
Dokumentet hedhin dritë mbi marrëdhëniet mes Zvicrës dhe SHBA-së, dhe po ashtu janë përfshirë vlerësimet e politikës zvicerane për diplomatët amerikanë. Shumica e dokumenteve ishin dërguar në dhjetë vitet e fundit, shkruan “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ).
Sipas gazetës „Le Temps” janë të gjitha informacionet e dërguara në Washington nga ambasadat e SHBA-së në Bernë dhe Gjenevë, dhe të gjitha dokumentet që mbajnë emrin „Zvicër” ose „zvicerane”.
Redaksitë e dy gazetave do të analizojnë dokumentet e mbledhura dhe do të publikojnë ato më të rëndësishmet.
Gazeta e Gjenevës “Le Temps”, nuk ka dashur të bëjë të njohur përmbajtjen e këtyre dokumenteve. Ajo megjithatë ka vënë në dukje temat e trajtuara në to, si 1189 dokumente të trajtuara me Iranin, 46 me UBS-in, 22 për Christoph Blocher. Pastaj për vëllezërit Tinner ((të dyshuar në ndërlidhje me programet nukleare të Iranit) që janë përmendur disa herë në këto dokumente.
Po ashtu, në to shprehet mendimin për grupin ekstremist të krahut të majtë terrorist në Kolumbi “FARK”, të cilët kishin provuar të shantazhojnë Nestle-n. Kjo e fundit do të duhej të paguante 400 mijë dollarë për FARK-un, që të mos sulmohej. “Nestle” kishte hequr dorë.
Nga ana tjetër sipas medieve zvicerane Këshilli Federal Zviceran është i zemëruar nga Wikileaks-i.
Të dhënat për izolimin e diplomatëve zviceranë në Tripoli gjatë krizës ndërmjet Zvicrës dhe Libisë, si dhe dokumentet për rrëmbimin e dy biznesmenëve zviceran Göldi dhe Hamdani do të reflektojnë keq mbi Ministrinë e Jashtme në Bernë, raportojnë mediet zvicerane.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Austri
-
Si mund të ndikojë mungesa e mjekëve në Austri në aksesin tuaj në kujdesin shëndetësor Zvogëlimi i disponueshmërisë së shërbimit publik dhe mjekëve specialistë po krijojnë sfida në sistemin e kujdesit...
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
Austria nis dëbimin dhe riatdhesimin e refugjatëve sirianë
-
Gjendet trupi i një foshnje të porsalindur në dhomën e plehrave të hotelit në Vjenë
-
Ky është stacioni më i bukur në botë sipas UNCESCO-s