Shkurt.ch
Donte të vidhte çantën me para – vodhi qenin!
"Do të na pëlqente të shihnim fytyrën e hajnit kur në çantën e vjedhur ka gjetur vetëm qenushin", ka thënë zëdhënësi i policisë
Hajni ia kaishte vënë syrin çantës së shtrenjtë të një pasagjereje njëmbëdhjetë vjeçe që po priste të bënte çekimin në një sportel të Aeroportit të Dyseldorfit. Por, pasi e mori çantën, ku llogariste të gjente të holla dhe gjëra tjera me vlerë, hajni është befasuar keq kur prej aty ka dëgjuar lehjet e një qeni të vogël Chihuahua.
Policia ka gjetur më vonë në një park të afërm çantën e shtrenjtë me qenushin brenda.
“Do të na pëlqente të shihnim reagimin e fytyrës së hajnit kur në çantën e vjedhur ka gjetur vetëm qenushin”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Dyseldorfit.
Ngjarja ka përfunduar me hepiend, pasi që katërkëmbëshi i vogël i është kthyer shëndosh e mirë zonjushës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









