Sport
Djaloshi godet kundërshtarin e babait në matjet zyrtare
Dy boksierët bënë matjet zyrtare para meçit për titull në kategorinë e mesme WBO, para se Stevie, djali i Saundersit, të hynte në mes
Matja zyrtare e peshave për meçin të boksit mes Billy Joe Saunders dhe Willie Monroe Jr. ra nën hijen e djalit të Saundersit, pasi që ky goditi kundërshtarin e babait.
Dy boksierët bënë matjet zyrtare para meçit për titull në kategorinë e mesme WBO, para se Stevie, djali i Saundersit, të hynte në mes.
Promotori i ndeshjes Frank Warren i vendosi Steviet duart në krahë dhe Monroe ia preku flokët djaloshit. Menjëherë pas kësaj, djaloshi fillimisht goditi me grusht Monroen dhe më pas e shkelmoi.
Saunders mbrojti veprimet e djalit të tij.
“Djali im është mësuar që kur një i huaj t’ia vendosë duart ai e godet dhe largohet në vetëmbrojtje”, ka shkruar 28-vjeçari në Twitter, ndërsa Monroe ka thënë se “Warrenit duhet t’i vijë turp nga vetja”.
Meçi zhvillohet sonte. Para kësaj përballje Saunders ka fituar të gjitha 24 meçet e shkuara, ndërsa Monroe ka humbur dy herë në 23 ndeshje.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












