Shkurt.ch
Dhoma e Kantoneve kundër orareve të gjata të shitoreve
Dhoma e Kantoneve i ka thënë jo propozimit që me ligjin e ri të lejohet mbajtja e zgjatur hapur e shitoreve. Propozimi ishte që në gjithë Zvicrën shitoret gjatë ditëve të punës të rrinin hapur nga ora 6 deri në orën 20 ndërsa të shtunave nga ora 6 deri në orën 19. Ndërsa kantonet mund të caktonin edhe orare më të gjata për shitoret brenda kantonit përkatës.
Arsyetimi i propozuesve për oraret e zgjatura të shitoreve ka qenë ai se në këtë mënyrë parandalohet “turizmi tregtar” gjegjësisht dalja jashtë kufijve për të bërë furnizime, shkruan srf.ch. Por kundërshtarët kanë dalë me argumentin se nuk janë oraret e shkurta por fuqia e frangut ajo që i shtyn konsumatorët të shkojnë jashtë vendit për “shopping turizëm”.
Megjithatë, aq të përafërta kanë qenë votat në këtë çështje sa që për të kundërshtuar këtë propozim është dashur edhe vota e kryetarit të dhomës.
Propozimi do të procesohet edhe nga Dhoma Nacionale, e cila po ashtu do ta hedhë atë në votim.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











