CH-Ballkani
Destani: Duhet siguri për investitorët nga diaspora
Ai ka thënë se Kosova përveç investitorëve shqiptarë të diasporës ka shumë të interesuar edhe investitorë të huaj, sepse tha se, Kosova dhe viset tjera në rajon janë shumë të pashfrytëzuara.
Kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani, ka thënë se afaristët e diasporës kanë drojë dhe frikësohen të investojnë në Kosovë, edhe pse interesimi dhe vullneti i tyre është tejet i madh. Biznesmeni me prejardhje nga Tetova ka porositur ekzekutivin kosovar që të bëjë më shumë për të lehtësuar procedurat burokratike që ekzistojnë në Kosovë.
Në një intervistë për Kosovapressin ai ka thënë se ka shumë kompani të mëdha të shqiptarëve në diasporë, të cilat do të vijën dhe do të investojnë në Kosovë dhe ne vendet shqiptare nëse rritet siguria për investime. Sipas Destanit kompanitë më të fuqishme shqiptare janë në Gjermani.
Ai ka thënë se Kosova përveç investitorëve shqiptarë të diasporës ka shumë të interesuar edhe investitorë të huaj, sepse tha se, Kosova dhe viset tjera në rajon janë shumë të pashfrytëzuara.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












