Kosova
Deputetët kërkojnë të merren masat ligjore për ta parandaluar shfrytëzimin seksual
Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale. Deputetët kanë kërkuar të merren masat ligjore për ta parandaluar shfrytëzimin seksual.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka përshëndetur përkrahësit e protestës së djeshme dhe të sotme. Ai falënderoi mësuesit, policët dhe mjekët kosovarë që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, por për shkak të disa personave të papërgjegjshëm tha se të mos njollosen të gjithë qe ushtrojnë këto profesione të shenjta.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, tha se duhet fokus më të madh në diskutimin rreth shëndetit, edukimit e sigurisë ku këto institucione janë pikërisht ku i përkasin autorët e këtij krimi. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se kriminelët që kryejnë vepra të tilla, duhet të marrin dënimin maksimal, ndërsa inkurajoi viktimat që të mos ndalen për të raportuar rastet ku preket morali i tyre.
Ndërsa, para seancës, kryeministri Haradinaj ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, atë të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, kryeshefen e Inspektoratit policor, Miradie Kelmendi, dhe kryeinspektorin e Arsimit, Dëfrim Gashi. Haradinaj, për rastin në Drenas, ka thënë se Prokuroria dhe gjykata duhet ta dëshmojnë fuqinë në zbatimin e ligjit. Për më shumë, linjën ia kalojmë gazetares Valmira Saraçi-Sahatçiu, e cila ndodhet në Kuvend.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












