Lajme

Depozitat bankare në Shqipëri u rritën për 38 miliardë lekë

Dinamika e re e zhvillimit që përfshiu sektorin e turizmit në vendin tonë ka dhënë impakt edhe në drejtim të rritjes së depozitave bankare.

Depozitat bankare u rritën me 38 miliardë lekë, ose rreth 315 milionë euro vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë vitit 2019 rritja e depozitave ka qenë më e lartë në 6-mujorin e dytë të vitit, e mbështetur kryesisht nga turizmi.

Ndërsa u shënua e dhe rritje e fluksit të remitencave gjatë kësaj periudhe, por dhe rritja e shpenzimeve publike. Gjatë muajit dhjetor totali i depozitave u shtua me rreth 10.5 miliardë lekë, citon BSH-ja.

Struktura e depozitave vazhdon të dominohet nga fondet në valutë dhe sidomos në euro, që mbetet zgjedhja e parë e shqiptarëve për mbajtjen e kursimeve të tyre, shkruan Topchannel, përcjell Albinfo.ch.