Lajme
SHBA: Përplasje të shumta gjatë debatit Trump-Biden
Biden, Trumpit: Mbylle gojën, je presidenti më i keq që SHBA ndonjëherë ka pasur
Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjella.
Dy pretendentët në zgjedhjet presidenciale amerikane u angazhuan në shkëmbime me tone luftarake në debatin e tyre të parë presidencial.
Debati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson”, në mjediset e Universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Debati u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.
Pak sekonda pas fillimit të debatit, Presidenti Trump ndërpreu rivalin Joe Biden, gjë që u përsërit shpesh gjatë natës, ndërsa nënpresidenti Biden reagonte shpesh me irritim nga ndërprerjet.
Ndërkaq i pyetur nga moderatori nëse ka paguar vetëm 750 dollarë taksa gjatë periudhës 2016-2017, Trump është munduar të japë përgjigje, duke akuzuar edhe ish-presidentin Barack Obama, por reagimi ishte i menjëhershëm i Biden-it, i cili tha se “Trump është presidenti më i keq që ndonjëherë Shtetet e Bashkuara kanë pasur”.
Ata janë përplasur edhe për maskat mbrojtëse, që janë rekomanduar nga ekspertë të shëndetësisë të barten gjatë pandemisë së COVID-19.
Trump theksonte se Anthony Fauci ka thënë se ato nuk mbrojnë dhe nuk janë aspak të mira, derisa Biden i mohonte këto pretendime, duke këmbëngulur se një gjë të tillë nuk e ka thënë Fauci. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












