Kosova
Kujtime nga koha kur Kosova ishte “prioritet absolut” i diplomacisë shqiptare
Diplomatët z. Pëllumb Kulla dhe z. Ksenofon Krisafi, gjatë dhe pas luftës në Kosovë kanë qenë ambasadorë të Shqipërisë, në OKB, (në Nju Jork dhe Gjenevë)
Angazhimi i diplomacisë së shtetit shqiptar për çështjen e Kosovës gjatë viteve `90 të shekullit të kaluar ka qenë në fokus të mbrëmjes tematike të mbajtur më 27 tetor në Cyrih, të organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë.
Për të hedhur dritë mbi këtë kontribut ishin ftuar dy nga protagonistët, diplomatët e njohur, z. Pëllumb Kulla dhe z. Ksenofon Krisafi, të cilët në periudhën e përmendur kanë mbajtur postet e ambasadorëve të Shqipërisë, në OKB, përkatësisht në Nju-Jork dhe Gjenevë.
Në këtë mbrëmje kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë, z. Mustafa Nano dhe ai i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri.
Krahas tyre, pjesë e ngjarjes ishte edhe artisti e regjisori Leonard Bombaj.
Mbrëmja është mbajtur në ambientet e bibliotekës “Pestalozzi”, Hardau Zürich, që drejtohet nga Suela Jorgaqi. Z. Jorgaqi ka bërë një paraqitje të hollësishme të biografisë së dy “protagonistëve” të mbrëmjes, z. Kulla dhe z. Krisafi.
Z. Nano ka prezantuar dy ambasadorët veteranë, duke vlerësuar lart punën e tyre vetëmohuese në një kohë përplot sfida, çfarë ishte ajo e para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Duke iu referuar kohës së veprimit të tyre, ai ka thënë, veç tjerash, se bëhet fjalë për një epokë me shumë zhvillime dhe me vendime përcaktuese për të ardhmen e kombit, respektivisht të Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, z.Nazmi Jakurti, në cilësinë organizatorit, ka falënderuar z. Kulla dhe atë Krisafi për kontributin që kanë dhënë për Kosovën, në kohën më të vështirë që po jetonte ajo. Ai ka folur edhe për profilin diplomatik dhe intelektual të dy mysafirëve të shquar nga Shqipëria.
Gjatë evokimit të kujtimeve për periudhën kur ka vepruar si ambasador i Shqipërisë në selinë e OKB-së, në Nju-Jork, diplomati dhe shkrimtari e artisti i njohur, Pëllumb Kulla, është ndalur në pjesën e angazhimit të tij dhe të stafit, në të mirë të çështjes madhore kombëtare të asaj kohe, çështjes së Kosovës. Ai ka kujtuar se prioritet absolut në punën e misionit shqiptar në Nju-Jork në atë kohë kishte Kosova. Madje, mund te thuhet, ka nënvizuar ai, se edhe Prishtina, krahas Tiranës ishte qendra të cilës i referoheshim ne si qendër e jona drejtuese. Po ashtu presidenti i atëhershëm i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ishte president yni, ashtu sikurse Dr. Sali Berisha.
Ngjashëm ka folur edhe z. Ksenofon Krisafi, diplomat karriere dhe profesor universitar. Kosova ka qenë aq lart në listën e prioriteteve tona, ka thënë ai, sa që gjatë angazhimeve ditore kemi bërë shpesh edhe tejkalimin e rregullave të ngurta e burokratike të diplomacisë, duke shtyrë përpara çështjen e Kosovës në instancat e OKB-së, shkruan albinfo.ch. Me këtë rast ai ka kujtuar edhe ballafaqimet që ka pasur me politikanë të vendeve që angazhoheshin kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë.
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, ka përshëndetur dy kolegët e tij veteranë, duke i përgëzuar për kontributin e çmuar që kanë dhënë për Kosovën. Ai vetë, siç është shprehur më tutje, gjatë asaj kohe ka qenë në një front tjetër, gjegjësisht në frontin e luftës së armatosur për lirinë e Kosovës.
Më tutje, ka marrë fjalën edhe diplomatja nga selia e OKB-së në Gjenevë, z. Mira Bregu, duke krahasuar punën që bëhet në misionin shqiptar sot me atë të viteve kur Kosova ishte ende tokë e pushtuar. Ndërsa artisti dhe regjisori Leonard Bombaj ka folur për pritjen e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Kanada gjatë luftës që po zhvillohej në Kosovë, kohë kjo kur ai po punonte në Kanada.
Në debat janë inkuadruar edhe artisti Adem Kica, veprimtari Florim Berisha e të tjerë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta



















