Integrimi
“Dardania” ëmbëlson zviceranët me specialitetet dhe muzikën shqiptare
Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“ ka përfaqësuar kulturën shqiptare dhe ushqimet tradicionale shqiptare në "Food&Art Festival" të mbajtur në Volketswil
Fundjavën që lamë pas, në qytetin e Volketswillit ishte festë e madhe, ku ishin tubuar banorët e rrethinës, përfshirë shumë nacionalitete që jetojnë në kantonin e Cyrihut. Për ta bërë sa më madhështore këtë festival të ushqimeve dhe artit skenik, gjegjësisht këngës, valles dhe veglave muzikore (Food&Art Festival) organizatorët kishin ftuar shumë komunitete në këtë festival që organizohet nga qyteza e Volketswillit.
Kësaj radhe ishte edhe Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“ tashmë me një përvojë të gjatë në veprimtarinëe saj, e cila kishte marrë ftesën për pjesëmarrje në këtë festival. Ajo me këtë rast ka përfaqësuar kulturën shqiptare dhe ushqimet tradicionale shqiptare.
Tenda e Shoqërisë Kulturore dhe Artistike „Dardania“ dallohej nga larg me pamjen e saj dhe dekorimin e bukur, e stolisur me flamurin kombëtar dhe atë të shoqërisë. Aty ishin pastaj edhe dy veshje kombëtare që simbolizonin traditën tonë, mandej në tavolinën e gjatë ishin radhitur ushqimet tona më tradicionale, si; flijat, pitet e ndryshme, djathë sharri, pak më tutje piqej edhe mishi në skarë, fasulja (grosha) krelana e misrit, dhe ëmbëlsira të ndryshme
Prej pijeve tradicionale kishin radhitur kafen, çajin, mandej birrën e Pejës, verë të Kosovë, rakinë „Skenderbeu“ nga Shqipëria, si dhe pije tjera freskuese të propozuara nga organizatorët e qytetit.
Vizitorët shprehnin interesim të veçantë për ushqimet tona tradicionale duke marrë edhe informata mbi recetat dhe llojin e ushqimeve tona dhe duke i provuar ato.
Ekipi i shërbyesve dhe ishte i gatshëm për çdo sqarim.
Ndërsa përjetimin e kompletoi dhe kurorëzoi ngjitja në skenë e anëtarëve të SHKA “Dardania”
Së pari në skenë u prezantua një valle burimore e luajtur me surla e tupana dhe e shoqëruar nga valltarët. Në prezantimin e bërë nga moderatorje dhe koreografja Albulena Kqiku, u përmblodh e gjithë puna e shoqërisë, për të ja lënë radhën më pas programit të paraparë prej 30 minutave.
Orkestra nën udhëheqjen e Hamit Shllovës ishte ajo që hapi programin me një valle instrumentale, dhe një këngë arshikësh; „Moj e mira te bunari“ që u prit shumë mirë.
Interesim tejet të madh zgjuan vallet autoktone, si vallja „Dardane“, mandej vallja e „Tiranës“, vallja e fëmijëve „Mor buburrec“, si dhe një „Mozaik vallesh“ luajtur nga fëmijët e shoqërisë, dhe krejt në fund prapë me valle të lira me surla e tupana, me çka edhe publiku ju bashkua valleve të trevave tona.
Shumë zviceranë të pranishëm vlerësuan lartë paraqitjet e “Dardanisë”. Në mesin e tyre ishte edhe Susana Schmidt, e cila gjironte aktivitetin. .
Nënkryetari i shoqërisë Mehmet Sermaxhajn, na njofton se po ashtu se javën tjetër i pret një tjetër festival në Bazel, së bashku me komunitetin boshnjak, “ku do të prezantojm po ashtu kulturën dhe traditën tonë kombëtare përmes valles dhe këngës sonë të bukur, së bashku me veshjet tona të veçanta“.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale



















