Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit edhe një herë që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.
Trump përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, përsëriti se e marta do të jetë “dita e termocentralit dhe dita e urës”.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ndër të tjera ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15.
“Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit. Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”, ka shkruar ai.








