Shqipëria
Rama dhe Begaj urojnë Pashkët, le të jetë festë e bashkimit
“Gëzuar Ditën e Re,” shkruan Rama, duke theksuar simbolikën e Pashkëve si ringjallje, dritë dhe fillim i ri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë dhe të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve, gjatë një episodi të podkastit të tij “Flasim”.
Në mesazhin e tij, Rama theksoi se bekimi i shqiptarëve është i përbashkët, pavarësisht nëse festojnë Krishtlindjet, Bajramin, Pashkët apo Sulltan Novruzin.
“Ka një atmosferë të përgjithshme që na bashkon, një ndjenjë uniteti që na bën ta përjetojmë së bashku këtë kohë të veçantë,” tha Rama.
Më herët Rama ka uruar besimtarët katolikë përmes një video të veçantë, ku shfaqet duke ngjyrosur vezët e Pashkëve, një nga traditat më të dashura të kësaj feste.
Me improvizimin e tij, ai përcolli një atmosferë festive dhe mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët.
“Gëzuar Ditën e Re,” shkruan Rama, duke theksuar simbolikën e Pashkëve si ringjallje, dritë dhe fillim i ri, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë, duke theksuar simbolikën e kësaj feste që përfaqëson triumfin e së mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën dhe të shpresës mbi vështirësitë.
Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka ndarë një mesazh për besimtarët, duke uruar paqe, gëzim dhe bekime për të gjitha familjet në këtë ditë të shenjtë.
“Gëzuar Pashkën!
Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.
Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.
Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













