Bota
Çmimi i gazit do të kufizohet në BE
Gjithsesi mbeten të qarta përçarjet brenda 27 vendeve anëtare për sa i përket kufizimit të çmimit të gazit
Liderët evropianë kanë rënë dakord për marrjen e masave emergjente për të kufizuar çmimin e gazit. Lajmi u konfirmua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në një mesazh në profilin e tij Twitter foli për një impenjim unanim dhe të fortë për të vepruar së bashku në arritjen e tre objektivave. Këto objektiva janë: çmime më të përmbajtura, garanci për vazhdimësinë e furnizimeve dhe vazhdimin e punës për reduktimin e kërkesës.
Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u shpreh se synohet grumbullimi i 40 miliardë euro fonde për të ndihmuar ata që janë prekur më shumë nga rritja e çmimeve të energjisë. Sipas saj, me këto fonde shtetet anëtare do të mund të ndihmojnë familjet në vështirësi, sipërmarrjet e vogla, por dhe ato të mëdha, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.
27 liderët evropianë ranë dakord dhe për promovimin e blerjeve të përbashkëta të gazit në nivel evropian në bazë vullnetare por duke filluar nga prag minimal i detyrueshëm prej 15%. Gjithashtu u kërkua përshpejtimi i negociatave me vendet prodhuese të besueshme si Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shfrytëzuar peshën ekonomike të Bashkimit Evropian, në vend që të garohet në tregun botëror me rrezikun për të ushqyer rritjen e çmimeve.
Presidenti francez, Emanuel Makron, u shpreh se vendimi për kufizimin e çmimit të gazit mund të hyjë në fuqi që në fund të tetorit ose në fillim të muajit nëntor. Por, është treguar më i kujdesshëm kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili paralajmëroi për domosdoshmërinë e një takimi të radhës, në momentin që ministrat evropianë të energjisë nuk do të binin dakord për një version përfundimtar të tekstit.
Gjithsesi mbeten të qarta përçarjet brenda 27 vendeve anëtare për sa i përket kufizimit të çmimit të gazit. Gjermania është një nga vendet që kundërshton më hapur së bashku me Holandën, të cilat flasin për një mosmarrëveshje për sa i përket mënyrës dhe jo objektivave. Të dy vendet janë dakord me uljen e çmimeve, por nga ana tjetër paralajmërojnë se një çmim shumë i ulët do të largonte furnizuesit. Kritika kanë shprehur dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban dhe i Belgjikës, Alexandër De Croo.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












