Maqedonia
Çka thonë emigrantët e rrokullisur me kamion
Emigrantët e hospitalizuar flasin për tmerrin që kanë përjetuar.
“Kam dhimbje, dua të shkoj në tualet, por mjekët më kanë sjellë një bidon. Mjekët më thanë të qëndroj kështu, dy ditë unë qëndroj në këtë pozicion”, tha Taxhedi emigrant.
Ky është Taxhedi nga Avganistani, njëri nga emigrantët që ishte në kamionin, i cili dje u rrokullis në autostradën Demir-Kapi Negotinë.
Po ankohet se ka dhimbje në kurriz, dhe nuk mund të lëvizë. Ai ka edhe një hall tjetër.
Nuk e di se ku e ka vëllain e tij 16-vjeçar, i cili kishte ardhur në Maqedoni para dy jave. Nuk ka as telefon që ta kontaktoj, por ka dëgjuar që ai gjendet në Shkup.
“Dua të them që unë e kam humbur vëllain tim. Vëllai im është 16-vjeçar. Ai ka ardhur para meje”, theksoi Taxhedi, emigrant.
Bashkë me Taxhedin është edhe Samiu, ai e ka këmbën e thyer. Rrëfen se për transportin nga Gjevgjelia deri në kufirin me Serbinë kanë paguar 600 euro për person.
“Nga kufiri kemi shkuar në këmbë 4 orë nga kufiri grek. 600 euro, prej atje për të na dërguar në kufirin e Serbisë”, deklaroi Sabiti, emigrant.
Kamioni i cili ishte i mbushur me 34 emigrantë gjatë ditës së djeshme, në tentim për t’i ikur policisë u rrokullis në magjistralen Demir Kapi- Negotin.
Shoferi i kamionit po sa ka parë policinë, është hedhur nga automjeti dhe ka lënë kamionin pa shofer, me çka kamioni doli jashtë magjistrales bashkë me 34 emigrantët që ishin brenda.
Dy prej tyre janë hospitalizuar në urgjencën e Shkupit, ndërsa shoferi i autobusit është në kujdes intensiv. Emigrantët e tjerë që janë mirë me shëndet janë dërguar në kampin e Gjevgjelisë, shkruan TV 21, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të... -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














