Jeta në Zvicër
Çështja e pafund e votimit të zviceraneve për pushim të atësisë
Iniciativa që kërkon katër javë pushim për baballarët është ngritur të martën. Pas një shëtitje me një karrocë fëmijësh në Bernë, iniciativa "Për një pushim të arsyeshëm për të etërit", do të paraqitet të martën pasdite në Kancelari. Teksti, i cili kërkon një pushim të atësisë prej katër javësh ka mbledhur 130.000 nënshkrime në më pak se një vit.

“Ne jemi të mësuar që të mbledhim nënshkrime për shoqatën Syna, thotë Arno Kerst, një anëtar i komitetit të iniciativës dhe kryetar i sindikatës së dytë më të madhe në Zvicër.
Megjithatë, ai thotë, se kurrë nuk ka përjetuar një korrje të nënshkrime kaq të lehtë. “Burra, gra, pleq, të rinj: tre të katërtat e njerëzve që kemi ndalur kanë nënshkruar pa nevojë për argumente. Të gjithë e ndjejnë këtë pushim atësor të nevojshëm”.
Ndryshe, në Zvicër, një baba ka të drejtë vetëm për një ditë pushim përlindjen e fëmijës. Është një ditë e lirë sikur se kur e merr një leje për arsye tjetër. Disa punëdhënës, duke përfshirë qytetin e Gjenevës dhe Lozanës, tashmë ofrojnë një pushim atësor. Por vendi ynë mbetet vendi evropian i fundit, i cili nuk gëzon as pushime prindërore as pushime të atësisë.
I përbërë nga “Travail.Suisse”, përfaqësues të shoqatës për burra Männer.ch, si dhe të grave “Alliance F” dhe “Pro Familia Schweiz”, komiteti i kësaj iniciative thekson nevojën për të “rivendosur harmoninë midis jetës private dhe profesionale”.
“Kushtet e punës janë duke u shtrënguar dhe familjet kanë gjithnjë e më shumë vështirësi për të gjetur një ekuilibër”, thotë Arno Kerst.
“Lindja e një fëmije nuk është vetëm një përmbysje e vërtetë, por kërkon edhe shumë punë, sidomos për gratë. Pushimi i atësisë jo vetëm që do t’u mundësonte burrave që të luajnë rolin e tyre si baba, por ai do të nxiste ndarjen e detyrave shtëpiakë si dhe kthimin e nënave në punë ” .
Polemika rreth financimit
Teksti propozon të financoi pushimin atëror në të njëjtin model si pushimin e lehonisë, ose përmes shtesave për humbjen e të ardhurave (APG). Sipas vlerësimeve të një raporti të porositur nga Këshilli Federal në vitin 2013, kostoja e përgjithshme e pushimit të atësisë do të arrijë në 385 milionë franga.
Nëse shpërndajmë këtë shumë për kokë të çdo banori, kostoja llogaritet të jetë 3.60 franga në muaj për çdo qytetar, pohojnë iniciatorët . Ata gjithashtu theksojnë se kostoja për APG do të kompensohet me uljen e ditëve të shërbimit ushtarak të kryer nga meshkujt.
“Iniciativa parashikon që këto ditë të merren në mënyrë fleksibile, pra jo domosdoshmërish në një copë”, shton Arno Kerst.
Kjo u mundëson bizneseve të vogla që të organizohen në mënyrë që ngarkesa mos të jetë shumë e rëndë për punëdhënësit. Kjo mundësi është gjithashtu më e drejtë me që kompanitë e mëdha mund të organizohen më lehtësisht se ato të voglat. “Një pushim i financuar nga shteti do vë gjithë në të njëjtin nivel në mënyrë të barabartë”.
Ideja ndëshkohet megjithatë me qarqet ekonomike
“Kjo iniciativë është shumë e gabuar. Katër javë pushime me një kosto prej 385 milionë. Nuk duket aspak e arsyeshme”, thotë Marco Taddei, anëtar i menaxhimit të Punëdhënësve zviceranë (UPS).
Ne jemi në debat për reformën e pensioneve, Ministri ynë i Brendshëm flet për nevojën për të konsoliduar sigurimet shoqëror, dhe ne po dëshirojmë të shtojmë ngarkesa.
“Punëdhënësit nuk e kundërshtojnë idenë themelore”, siguron Marco Taddei, për një zgjidhje të imponuar nga shteti. Por, duhet pasur parasysh, se bizneset e vogla janë pikërisht ato që do të vuajnë më shumë. ”
“Teksti nuk i përshtatet aspak diversitetit të ekonomisë së Zvicrës”, shton Marco Taddei.
Në Zvicër kemi të bëjmë kryesisht me ndërmarrje të vogla dhe të mesme të përbëra kryesisht nga 1-9 persona. Për këto të fundit do të jetë shumë e komplikuar për të organizuar njëzet ditë pushim, edhe më keq në qoftë se ka të bëjë me dy të punësuar në të njëjtën kohë, gjë që mund të ndodhë.
“Duhet shtuar edhe rrethanat ekonomike të cilat nuk janë gjithmonë të qarta, në mes të krizës së frangut të fortë dhe udhëzimet e reja për të kufizuar emigracionin. Ne jemi për një zgjidhje nga poshtë e cila do të bëhej me anë të marrëveshjeve kolektive të negociuara mes palëve të interesuara dhe e cila do të përshtatej me nevojat dhe kufizimet e industrisë”, përfundon Marco Taddei.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi me mbi 1,700...
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027 Ndihma familjare (Familienbeihilfe) dhe përfitimet e kujdesit për fëmijët (Kinderbetreuungsgeld) në Austri nuk do të përshtaten...
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?