Sport
Cana rikthehet te Lacio
Cana, tashmë 34 vjeçar, ka bartur fanellën e Lazios për 4 vjet, nga 2011 deri më 2015
Lorik Cana mund të kthehet sërish në futbollin aktiv. Problemet me lëndime të mbrojtësve te Lacio kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës së Lazios të mendojnë për disa lojtarë që tani janë pa ekip.
Sipas mediave italiane, ndër ta është edhe emri i Lorik Canës.
Lëndimet e Uallas, Basta, Bastos dhe De Vraj kanë detyruar drejtorin sportiv, Igli Tare, të aktivizohet për të gjetur alternativa për repartin e mbrojtjes.
Sipas të përditshmes “Il Mesagjero”, Tare ka një listë me 5 emra. Zakardo, Sanja, Lleskot dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në ambientet e klubit kryeqytetas dhe ndër ta është edhe ai i Canës. 34-vjeçari nuk ka luajtur për më shumë se një vit, derisa mbetet të shihet nëse do të kthehet sërish në fushë. Cana ka bartur fanellën e Lazios për 4 vjet, nga 2011 deri më 2015.
E-Diaspora
-
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen Fëmijët shqiptarë të kësaj zone tashmë kanë mundësi të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ndërsa Konsullata... -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












