Calmy-Rey e brengosur me dhunën në Libi
"E gjykoj çdo përdorim dhune dhe u bëj thirrje autoriteteve për vetëpërmbajtje maksimale", është shprehur ministrja Calmy-Rey
Në kohën kur raportet nga Libia flasin për qindra të vdekur, Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka shprehur brengosjen e saj të thellë lidhur me përshkallëzimin e situatës atje. “E gjykoj çdo përdorim dhune dhe u bëj thirrje autoriteteve për vetëpërmbajtje maksimale”, është shprehur ministrja e jashtme e Zvicrës Micehline Calmy-Rey përmes një komunikate për mediet zvicerane. Ajo bën thirrje po ashtu që të mbrohet e drejta e shprehjes së lirë të mendimit dhe e drejta e tubimit.
Sipas komunikatës, Berna zyrtare është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën Zvicerane në Tripolis. Ndërkaq Ministria nuk ka të dhëna lidhur me zviceranët që aktualisht mund të ndodhen në Libi. Në ambasadë janë paraqitur 46 qytetarë zviceranë, shumica e tyre me dyshtetësi.
Ministria e jashtme e Zvicrës porosit shtetasit e saj që ndodhen në Libi që tu shmangen grumbullimeve të masave dhe të braktisin sidomos qytetet në lindje të vendit.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









