Kosova
Cakaj- Daçiqit: Shkaku yt kam 28 vjet refugjat
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, me homologun e tij serb Ivica Daçiç janë përplasur në Ministerialin e Varshavës për çështjen e Kosovës.
Mësohet se Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar nga salla.
Në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke ju drejtuar Daçiç: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”
Pas ndërhyrjes së Cakaj, Daçiç ka kërkuar të marrë fjalën sërish por nuk është lejuar nga drejtuesi i takimit.
Ky episod vjen pak ditë pas incidentit diplomatik në Konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Tiranë, ku delegacioni serb nuk pranoi të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Kosova sakaq refuzoi të përfaqësohet nën logon UNMIK, me pretendimin se është shtet i pavarur.
Nga ana tjetër delegacioni serb nuk pranoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konference, e për këtë arsye u largua, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










