Maqedonia
Bullgaria ratifikoi protokollin për Maqedoninë në NATO
Parlamenti i Bullgarisë ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin votuan 140 deputetë.
Në seancën plenare, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, fjalim pati edhe zëvendësministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila tha se momenti i bashkimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është historik për Aleancën.
“Bullgaria është mbështetëse e përhershme për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Bullgaria e pranoi angazhimin të punojë në përforcimin e procesit për integrimin euroatlantik të vendit si edhe për reforma të brendshme dhe për stabilizimin e rajonit”, tha Zaharieva, përcjell albinfo.ch.
Bullgaria, shtoi ajo, do të vazhdojë ta ndihmojë procesin e reformave të brendshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të domosdoshme për marrjen e anëtarësimit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












