Britania e Madhe dhe Franca mbështesinë planin e Prishtinës për veriun
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff ka shprehur përkrahjen për planin për zbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë nga Qeveria e Kosovës, si dhe mbështeti funksionalizimin e pikave doganore 1 dhe 31 të paralajmëruar nga ana e Qeverisë se Kosovës për 16 shtator.
Në takimin ndërmjet zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe ambasadorit Cliff ndër të tjera është diskutuar edhe për perspektiven evropiane të Kosovës, si dhe për procesin e dialogut.
Në njoftimin për media thuhet se zëvendëskryeministrja Tahiri me këtë rast ka thënë se Kosova ka qenë shumë konstruktive që nga fillimi i dialogut teknik në Bruksel, si dhe është e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve në të mirë të qytetarëve.
Po ashtu zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Kosova pret që nga ky dialog të dalin rezultate për afrimin Kosovës më BE-në, si dhe realizimin e marrëdhënieve kontraktuare me BE-në.
Të dy palët u pajtuan se duhet të këtë një angazhim me të madh edhe të faktorit ndërkombëtare që të ndihmoi zbatimin e këtyre pesë marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.
Edhe ambasadori i Frencës Jean-François Fitou, ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të shteti francez, për vënien e rendit e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, ai shprehi mbështetjen për kthimin e Policisë dhe Doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, e cila duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.
Fitoi është takuar me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Me këtë rast, Kuçi ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të vendosura që në bashkëpunim më institucionet ndërkombëtare, të shtrijnë sovranitetin dhe të vendosin rend e ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











