Kosova
BQK-ja do të “sqarojë” rritjen e tarifave para protestave të paralajmëruara
Ftesa e radhës për protestë kundër kësaj rritjeje është bërë të hënën në grupin “Merakli të kerreve”

Para se të mbahen protestat e paralajmëruara, për të premten dhe të shtunën e kësaj jave, kundër rritjes së tarifave për sigurim të automjeteve për 26 për qind, Banka Qendrore e Kosovës ka thirrur një konferencë për media, temë e së cilës do të jenë pikërisht tarifat e ngritura.
Ftesa e radhës për protestë kundër kësaj rritjeje është bërë të hënën në grupin “Merakli të kerreve”, në rrjetin sociale “Facebook”. Në një postim në këtë grup qytetarët janë ftuar në protestë të premten e kësaj jave, shkruan Koha Ditore.
“Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media, si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet, në mënyrë që të arrijmë synimet tona”, thuhet në ftesën e bërë në grupin “Marakli t’kerreve”.
Në këtë ftesë janë dhënë edhe sqarimet për kohën dhe vendin e mbajtjes së saj. “Duke e ditur këtë fakt i cili prek xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do të rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 nëntor 2019 (e premte ) nga ora 13:00 grupi ‘Marakli t’kerreve’ organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën ‘Luan Haradinaj’ pranë BQK-së”, thuhet në këtë ftesë.
Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se kanë marrë të gjitha masat për protestën e cila do të mbahet më 22 nëntor pranë objektit të BQK-së percjell Albinfo.ch.
Ata përmes një njoftimi për media thonë se janë të njoftuar zyrtarisht për organizimin e protestës, derisa shtojnë se kanë ndërmarrë veprimet e duhura për të mundësuar rrjedhën normale
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor