Shkurt.ch
“Bomba” e Bernës, dhuratë feste për ambasadorin e BE-së
"Pakoja bombë" doli të ketë pasur brenda një libër, dhuratë për krishtlindje dërguar ambasadorit të BE-së në Bernë, Michael Reiterer

Një pako e ardhur në selinë e Ambasadës së Bashkimit Evropian në Bernë dhe që nuk kishte adresë të dërguesit, ka alarmuar organet e sigurimit në këtë qytet. Shpërthimi disa orë më parë i pakos bombë në Ambasadën Zvicerane në Romë kishte ndikuar për marrjen e masave të veçanta të sigurisë. Për një kohë është evakuuar e gjithë ndërtesa, ndërsa specialistë të mjeteve shpërthyese ishin mobilizuar për të bërë kontrollin. Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë ishin mobilizuar po ashtu.
Por, siç kanë njoftuar ndërkohë autoritetet e sigurisë, pakoja e gjetur kishte qenë jo vetëm e parrezikshme por ajo doli të ketë pasur brenda një libër, dhuratë për krishtlindje dërguar ambasadorit të BE-së në Bernë Michael Reiterer, me një fletë urimi të shkruar për këtë festë.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026