Shkurt.ch
Bie shkalla e racizmit në Zvicër
Sulmet e dhunshme me bazë race janë bërë më të rralla ndërkohë që incidentet verbale ndaj pakicave mbeten relativisht të shpeshta

Në Zvicër gjatë vitit që shkoi është shënuar një rënie e numrit të sulmeve raciste. Kështu, derisa në vitin 2009 ishin regjistruar 113 raste të sulmeve në bazë race, gjatë vitit 2010 ky numër është 108. Por, kjo statistikë ka të bëjë para së gjithash me deklarimet raciste të bëra në mënyrë publike.
Rastet e tilla janë listuar në kronologjinë “Racizmi në Zvicër” të cilën që nga viti 1995 e mban Hans Stutz, shkruan nachrichten.ch. Kjo kronologji ka vërtetuar perceptimin e viteve të mëparshme se sulmet e dhunshme me bazë race janë bërë më të rralla ndërkohë që incidentet verbale ndaj pakicave mbeten relativisht të shpeshta.
Sipas një kumtese nga fondacioni kundër racizmit, dhe antisemitizmit si dhe shoqatës së pakicave në Zvicër, vazhdon të jetë aktive skena e ekstremit të djathtë. Kronologjia përmend 18 manifestime të ekstremit të përmendur, ndërsa mungojnë rastet e ekstremit të majtë.
Përpiluesi i kronologjisë thotë se pikëpamjet politike antidemokratike autoritare dhe me prirje dhune janë relativisht të përhapura.
Kronologjia është botuar në gjuhën gjermane dhe frënge.
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€