Tematike
Bie numri i të papunëve nga Ballkani perëndimor
Nëse në vitin 2010 shkalla e papunësisë në këto komunitete ishte11.4%, në vitin 2014 ajo ka rënë në 8.1%. Nuk specifikohen komunitetet veç e veç
Ndryshe nga shënimet për shkallën e papunësisë sipas kantoneve, moshës dhe gjinisë, në Zvicër, deri në vitin 2010 nuk ka pasur statistika për papunësinë sipas vendeve të prejardhjes. Marrë në përgjithësi, përqindja e të papunëve te të huajt është dukshëm më e larte se te vendësit. Dhe në shumicën e komuniteteve kjo përqindje ka shkruar duke rritur. Por ndryshon puna te të huajt me prejardhje nga Ballkani Perëndimor.
Pra, migrantët që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnja, Mali i Zi e Kroacia, gjatë tri viteve të kaluara kanë treguar një trend të rënies së theksuar të shkallës së papunësisë. Të huajt nga këto vende janë në numër më të madh në Zvicrën gjermane dhe numri i tyre si tërësi ka shënuar një rënie të papërfillshme, thuhet në një studim të newnet të bazuar në statistikat e Sekretariatit Stetëror për Ekonomi (SECO).
Nëse në vitin 2010 shkalla e papunësisë në këto komunitete mbërrinte në 11.4%, në vitin 2014 ajo ka rënë në 8.1%. Sipas ekspertëve kjo rënie mund të jetë një tregues për përmirësimin e integrimit në mesin e të huajve nga Ballkani Perëndimor. Kjo vlen sidomos për kroatët, të cilët me 5.1% kanë shkallë më të ulët të papunësisë se sa francezët italianët dhe shumë komunitet të tjera të huaja.
Në këtë studim nuk janë ofruar të dhëna specifike për shkallën e papunësisë te shtetasit e Kosovës apo të vendeve tjera të Ballkanit perëndimor veç e veç.
Marrë në përgjithësi, të huajt kane shkallë prej dy deri tre fish më të lartë se zviceranët. Në shumicën e rasteve ata janë të punësuar në degë më të vështira ose të tilla ku ndodhin ndryshime të mëdha në punësim sipas sezonit (ndërtim, hoteleri, bujqësi). Ata po ashtu janë mesatarisht më pak të arsimuar se vendësit.
Rritja e shkallës së papunësisë ka qenë më e madhe te rumunët dhe bullgarët. Nga 5.5% sa ishte në vitin 2011 ajo në vitin 2013 është rritur në 13.5% që është njëherësh shkalla më e lartë e papunësisë të një komuniteti. Por edhe kjo duhet marrë si relative, tregojnë në studimin e tij, newsnet.
Sipas të dhënave të SECO-s, rritja e komuniteteve të përmendura nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka qenë rreth 40 për qind dhe kjo ka bërë që edhe numri i të papunëve të rritet relativisht shpejt.
Shkallën të lartë të papunësisë, pas bullgarëve dhe rumunëve e kanë portugezët, 10%.
Në përgjithësi shkalla e papunësisë sipas të dhënave të fundit të SECO-s është 3.5% ndërsa e llogaritur vetëm për zviceranët, ajo është 2.5%.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












