Kosova
Betejë diplomatike për votat që i mungojnë Kosovës për INTERPOL

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është një qëllim që po synohet të realizohet që nga viti 2010. Edhe sivjet, Kosova ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim, e cila është proceduar dhe është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili, gjatë muajt tetor.
Asambleja e Përgjithshme, shihet si finale ku do të vërtetohet nëse Kosova i ka apo jo votat e mjaftueshme për anëtarësim dhe se faza kryesore, konsiderohet ajo e lobimit për sigurimin e votave nga vendet anëtare. Për shkak të mungesës së votave, Kosova pati dështuar vitin e kaluar që të anëtarësohet në këtë organizatë. Lobimi i Kosovës për anëtarësim, sikurse edhe viteve tjera, po sfidohet nga kundër-lobimi i Serbisë.
Procedura e anëtarësimit në INTERPOL parasheh sigurimin e dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme.
Plator Avdiu, njohës i çështjeve të sigurisë, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova pa e bërë një analizë që çoi në dështimin e anëtarësimit të saj vitin e kaluar, nuk do të duhej të hynte fare në procedurën e votimit në takimin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme. Sipas tij, gjasat edhe këtë herë janë minimale që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL.
“Duke e vlerësuar procesin, nuk mendoj se ekziston ndonjë shpresë që mund të anëtarësohemi. Sigurisht që zhvillimet e fundit politike që kanë ndodhur munden potencialisht edhe ta dëmtojnë procesin, por procesi edhe ashtu është shumë i dëmtuar për shkak të dështimit në vitin e kaluar. Asambleja do të mbahet në një vend që nuk e kanë njohur Kosovën”, thekson Avdiu.
Qeveria e Kosovës, aktualisht po vepron si një qeveri në dorëheqje, pasi që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Zëvendësministri i Jashtëm (në dorëheqje), Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të ndikonte te pala serbe që të ndalë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Nuk është çështja se a janë kryer punët e tjera apo jo, çështja është a ka nevojë çdo proces normal të shndërrohet, të them ashtu, në njëfarë lufte politike apo jo. INTERPOL-i është çështje e sigurisë teknike do të thotë ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, rajonit, Evropës do të thotë nuk do të duhej të politizohej se natyra e saj është jopolitizimi”, tha Berisha.
Përveç dialogut të Brukselit, ai thotë se edhe Procesi i Berlinit, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e parasheh bashkëpunimin.
Përderisa Berisha pret ndikimin e BE-së për të ndalë lobimin e Serbisë, një gjë të tillë nuk e pret kabineti i ministrit të Jashtëm (në dorëheqje), Behgjet Pacolli. Nga zyra e Pacollit, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj thotë se Serbia me veprimet e saj, siç është pengimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, është duke e dëmtuar në masë të madhe sigurinë, jo vetëm rajonale, por edhe atë globale, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka plagosur dy shitës droge: 15 vjet burg dhe vjet 12 dëbim për kosovarin Për goditjen me thikë të dy trafikantëve të drogës, një përdorues i drogës është dënuar me...
-
swissalbs: Të veprojmë si qytetarë të Zvicrës, pa mohuar identitetin tonë
-
Filmi shqiptar „Streha mes reve“, bëri bashkë komunitetet fetare në Wil
-
Cyrih
Hana Syla, presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore, dhe Politike në ETH Cyrih
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë Vjenë: Delegacion zyrtar nga Kosova viziton Austrinë për shkëmbim përvoja në fushën e energjisë së qëndrueshme...
-
“In Between” – Ekspozita e Albana Ejupit, ku piktura takohet me skulpturën
-
Shtetasi kosovar arrestohet për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare
-
“Dita Kulturore Shqiptare” rikthehet në Graz, shqiptarët bashkohen më 28 shtator
-
Rritja e kostove çon në largimin e Wizz Air nga Aeroporti i Vjenës