Shkurt.ch
Berna, seli e tubimit të 140 parlamenteve të botës
Në IPU bëjnë pjesë 157 parlamente nacionale ndërsa nëntë parlamente ndërregjionale kanë status të anëtarit të asociuar
Berna është bërë “kryeqytet i botës”, të paktën për disa ditë. Kështu janë shprehur organizatorët e tubimit më të madh interparlamentar të botës, IPU, ku do të përfaqësohen parlamentet e numrit më të madh trë vendeve të botës.
Deri të mërkurën, kur përfundon tubimi, në Bernë do të jenë mysafirë 1300 delegatë nga 140 vende të botës, të cilët do të debatojnë lidhur me temat më aktuale në botë si trazirat në botën arabe, krizën financiare etj.
Për herë të parë në një tubim të tillë do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.
Unioni Interparlamentar në OKB ka vetëm status të vëzhguesit, ka një zyrë në Nju Jork ndërsa selinë e ka në Gjenevë.
Gjatë 122 vjetëve të ekzistimit, ky union mban për të katërtën herë në Bernë tubimin e tij. Për herë të parë në këtë qytet janë tubuar përfaqësuesit e Unionit, në vitin 1892 ndërsa për herë të fundit, në vitin 1952.
Unioni në fjalë është themeluar në vitin 1889. Nga viti 1921 ai ka selinë në Gjenevë.
Në IPU bëjnë pjesë 157 parlamente nacionale ndërsa nëntë parlamente ndërregjionale (sikur p.sh. Parlamenti Evropian) kanë status të anëtarit të asociuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









