Shkurt.ch
Berna ndalon pushimet për të burgosurit e rrezikshëm
Ky vendim vjen si rezultat i frikës nga përsëritja e rasteve sikur ai i fundit i ikjes nga burgu St. Gorgon i Neushatelit

Pas rastit të ikjes para dy javësh nga burgu të një të dënuari për vrasje dhe dhunim, i cili gjendej në shëtitje, në burgjet zvicerane kanë filluar të rishqyrtohen masat e sigurisë.
Kështu, kantoni i Bernës ka vendosur që të burgosurve që cilësohen si të rrezikshëm t`u ndalohen pushimet apo daljet në shëtitje jashtë burgut me shoqërues nga burgu. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, shkruan drs.ch.
Drejtori i policisë së kantonit të Bernës Jürg Käser ka pranuar se ky vendim vjen si rezultat i frikës nga përsëritja e rasteve sikur ai i fundit i ikjes nga burgu St. Gorgon i Neushatelit, i cili dënimin e kishte marrë në kantonin e Bernës.
Käser dhe qeveria e kantonit të Bernës angazhohen për një praktikë të përbashkët, unike të masave ndëshkuese në burgjet zvicerane. Dhe kjo mund të realizohet më shpejt përmes një marrëveshjeje në mes të kantoneve se sa përmes një ligji federal, ka thënë Käser.
E-Diaspora
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross” Oficerja shqiptare nderohet për heroizëm në krye të detyrës ...
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz