Kosova
Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk sheh asnjë shenjë të arritjes së kompromisit me Kosovën, porse ai duhet të arrihet “nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.
Duke folur për mediat serbe, Bërnabiq tha se Beogradi dhe Prishtina janë gjithnjë e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash për shkak të taksës 100% që Kosova u ka vënë importeve nga Serbia, si dhe për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
“Unë mendoj se ne po largohemi nga kompromisi”, tha Bërnabiq.
Por, ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Prishtinën nënkupton që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.
Bërnabiq tha se “çështja e Kosovës duhet të zgjidhet” dhe se zgjidhja është “arritja e një kompromisi që do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë”.
Ajo tha se Serbia është në “pozitë të shkëlqyeshme” sepse kryenegociator i saj është presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, por shtoi se Qeveria e Serbisë do të ndihmojë aq sa mundet.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











