Bota
Gjermania: Duhet t’i parandalojmë sulmet kimike në Siri
Shqetësimet janë rritur pasi forcat e Qeverisë siriane, me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit, po përgatiten për një ofensivë në provincën Idlib.
Gjermania dhe vendet e tjera duhet të bëjnë gjithçka të mundur për të parandaluar sulmet kimike në Siri, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen.
“Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë neve, duhet të bëjë gjithçka të mundur për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri”, tha Von Der Leyen në Bundestagun gjerman, dy ditë pasi Qeveria gjermane tha se po bisedon me aleatët për vendosjen e mundshme ushtarake atje.
“Gjermania nuk mund të veprojë sikur nuk ndikohet (nga këto zhvillime)”, tha ajo.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha po ashtu të mërkurën se Gjermania nuk mund të qëndrojë në distancë nëse ndodhin sulme kimike në Siri.
Shqetësimet janë rritur pasi forcat e Qeverisë siriane, me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit, po përgatiten për një ofensivë në provincën Idlib, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ato duan të kthejnë kontrollin e kësaj enklave – e fundit që mbahet nga rebelët.
Në Idlib jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz dhe pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.
Të mërkurën, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edogan, tërhoqi vërejtjen për një katastrofë humanitare, nëse realizohet ofensiva e Qeverisë siriane në Idlib.
Ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë thënë se janë të bindur se forcat qeveritare qëndrojnë prapa një sulmi me agjentin nervor Sarin, i cili është kryer në një qytet në jug të Idlibit, në prill të vitit 2017, duke lënë të vrarë mbi 80 vetë.
Akuzat janë hedhur poshtë nga Qeveria siriane.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














