Bota
Bashkimi Europian, i gatshëm t’i japë kohë Britanisë për Brexit
Bashkimi Europian është i gatshëm t’i japë Britanisë së Madhe kohë për Brexit përtej datës së parashikuar të 29 marsit, me kusht që të ketë garanci që do të dilet nga ngërçi aktual, paralajmëruan sot shumë krerë europianë në përgjigje ndaj deklaratave të kryeministres britanike, Theresa May.
“Nëse britanikët kanë nevojë për më shumë kohë, ne mund të shqyrtojmë një kërkesë për shtyrje, nëse justifikohet”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Nëse Britania e Madhe ka nevojë për më shumë kohë, është e dukshme që nuk e refuzojmë”, konfirmoi Merkel, gjatë një vizite në Paris, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtë linjë me Parisin dhe Berlinin është edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, duke deklaruar se “Spanja nuk e kundërshton lëshimin për një shtyrje të mundshme. Por kjo duhet të ketë një prespektivë të qartë për zgjidhje”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










