Kosova
Avokati: Klienti im do të intevistohet në dhomë të hotelit
Avokati Arianit Koci, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një klient i tij është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se i njëjti sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të intervistohet në dhomën e hotelit.
Koci nuk ka treguar se cili klient i tij do të intervistohet, por ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën e intervistimit.
”E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel po e lë përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar avokati Koci.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










