Bota
Austria lejon nënshtetësinë e dyfishtë vetëm për këta qytetarë
Austriakët që fitojnë shtetësi në një vend tjetër zakonisht humbasin kombësinë austriake, dhe të huajt priten të heqin dorë nga pasaporta të tjera nëse ata bëhen austriakë

Austria do të krijojë një përjashtim nga ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për shtetasit e saj që jetojnë në Britani përballë perspektivës së Brexit, tha ministri i jashtëm, duke lënë të hapura mundësinë për të vepruar njëlloj edhe me britanikët në Austri.
Austria është një nga të paktat vende në Bashkimin Evropian që zakonisht ndalon shtetësinë e dyfishtë. Austriakët që fitojnë shtetësi në një vend tjetër zakonisht humbasin kombësinë austriake, dhe të huajt priten të heqin dorë nga pasaporta të tjera nëse ata bëhen austriakë, shkruan Euronews.
“Ka përjashtime nga ky ndalim dhe qeveria konservatore dhe e ekstremit të djathtë synon të krijojë një mundësi të re për rreth 25,000 austriakë që e kanë bërë Britaninë shtëpinë e tyre”, tha Ministri i Jashtëm Karin Kneissl, transmeton ‘Scan’.
Kneissl tha në një konferencë për shtyp se do ta paraqiste këtë çështje në një mbledhje të kabinetit gjatë kësaj jave.
I pyetur nëse një përjashtim i tillë do të krijohej edhe për britanikët në Austri, Kneissl tha: “Kjo është një pyetje interesante”. Rreth 11,000 qytetarë britanikë jetojnë në Austri, përcjell albinfo.ch.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane tha të hënën se shtetasit britanikë do të mbajnë të drejtat e tyre të qëndrimit në Gjermani për një periudhë tre mujore, me shtrirje të mëtejshme të mundshme nëse vendi i tyre largohet nga BE pa një marrëveshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri