Lajme
Austria do të bëjë teste COVID-19 falas nëpër farmaci
Testet COVID-19 do të bëhen falas në farmacitë në të gjithë Austrinë.
Austria të mërkurën miratoi një rezolutë në Këshillin Kombëtar për të ofruar teste të koronavirusit falas në farmacitë në të gjithë vendin. Rezoluta u iniciua nga Partia Social Demokrate e Austrisë (SPÖ), duke fituar mbështetjen nga të gjitha partitë e tjera të mëdha përveç Partisë Austriake të Lirisë (FPÖ), përcjell albinfo.at
Rezoluta jo-detyruese pritet të bëhet ligj në ditët në vijim, raporton gazeta austriake Kurier, pas së cilës “vetë-testet falas të koronavirusit duhet të shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur”. Shefja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner tha që beteja e vendit kundër virusit të jetë efektive, testet duhet të vijnë në dhomat e jetesës së njerëzve.
“Testimi është thelbësor në luftimin e pandemive. Larg burokracisë, (na duhet) më shumë përgjegjësi personale”, tha ajo. “Testet për vetë-përdorim janë në dispozicion, tani ato duhet të prokurohen nga qeveria dhe të ofrohen falas dhe sa më gjerësisht të jetë e mundur përmes farmacive.”
Testet do të jenë në dispozicion për këdo në Austri me një kartë elektronike (kartë e kujdesit shëndetësor) dhe do të jetë në dispozicion në të gjitha farmacitë, përcjell tutje albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











