Lajme
Austri: 21 rajone të reja si zona rreziku shumë të lartë COVID-19

Harta zyrtare COVID-19 e Austrisë kaloi ndjeshëm në të kuqe sot në mbrëmje, kur 21 rajone të reja u caktuan si zona me rrezik shumë të lartë infektimi.
Së bashku me katër rrethet, që janë shpallur tashmë zona të nivelit të lartë të rrezikut, rreth një e pesta e rajoneve të Austrisë tani duken të kuqe në hartë.
Komiteti i ekspertëve, që mbikëqyr sistemin e paralajmërimit, i vendosi ndryshimet në takimin e tij javor, pasi numri i rasteve të reja ditore COVID-19 arriti një rekord të ri prej 2 435 infektimesh, raporton ATSh, përcjell Albinfo.ch.
Sistemi i koduar me ngjyra u prezantua në fillim të shtatorit dhe përbëhet nga katër nivele: jeshil, i verdhë, portokalli dhe i kuq.
Niveli i kuq përcakton zonat me numër shumë të lartë të rasteve javore në lidhje me popullsinë, me një numër të lartë të rasteve, kur origjina është e paqartë dhe kur ka pak kontroll mbi grupet e infektimit.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht