Kosova

Arrestohet pronari i kompanisë së cilës i përkiste kamioni i aksidentuar

Pronari i kompanisë së ujit në Pejë, të cilit i përkiste kamioni që shkaktoi aksidentin e ditës së djeshme në Gjilan, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Gjilanit.

Sipas mediave kosovare, kamioni i cili kishte shkaktuar aksidentin nuk kishte pasur sigurim dhe regjistrim për 2 vjet me radhë.

Edhe kontrollet teknike nuk ishin kryer për dy vjet.

Prokuroria e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka kërkuar masën e paraburgimit për shoferin e kamionit.

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur, 27 janë lënduar nga aksidenti në qendër të Gjilanit.