Kosova
Arrestohen inspektorët e Prishtinës
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes në Prishtinë për 48 orë
Qenan L. Osmani, Gjymshit A. Gashi, Gafurr V. Rexha janë tre zyrtarë të Inspektoratit të Kuvendit Komunal të Prishtinës të arrestuar dje nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e sigurta.
Njëri nga të dyshuarit Qenan Osmani është i moshës 64 vjeçare ndërsa dy të tjerët, Gjymshit Gashi i moshës 57 vjeçare, përkatësisht Gafurr Rexha, 36 vjeç.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore tre të arrestuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin shpërdorim i detyrës zyrtare në rrugën “Nekibe Kelmendi” në fshatin Hajvali ku kishte ndodhur një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”.
Tre të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes në Prishtinë për 48 orë shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e djeshme ku ishte arrestuar Bejtush Gashi për shkak se si pronar i objektit afër Pallatit të Drejtësisë kishte shkaktuar rrezikim të përgjithshëm.
Inspektorati Komunal gjatë ditës së djeshme kishte bllokuar rrugën afër Pallatit të Drejtësisë për shkak se kishte pasur rrëshqitje të dheut.
Po ashtu përveç zyrtarëve komunalë të arrestuar sot, në mbajtje është dërguar edhe Bejtush Gashi që ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











